Politike

Meta: Kallëzim shtesë për Dvoranin, maxhoranca keqpërdori Venecian, Gjykata Kushtetuese po kthehet në ‘Krye-KÇK’

Ilir Meta ka zhvilluar një konferencë të jashtëzakonshme në orën 11:30, ku ka akuzuar kreun e KED, Ardian Dvorani se ka penguar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Meta gjithashtu tha se Dvorani kërkon që t'i ruajë vetes një pozicion në GJK, dhe theksoi se duhet që t'i ndalohet menjëherë aktiviteti, që e cilësoi si 'kriminal'.
Featured image of article: Meta: Kallëzim shtesë për Dvoranin, maxhoranca keqpërdori Venecian, Gjykata Kushtetuese po kthehet në ‘Krye-KÇK’ Ilir Meta, president

TIRANE- Presidenti i Republikës ka akuzuar sërish kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani për të cilin tha se do të bëjë një shtesë në kallëzimin e tij në prokurori. Në një konferencë të njoftuar që prej mëngjesit të sotëm, Meta tha se me ndryshimet e fundit në ligjin për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, po bëhet një grusht shteti. Me ndyshimet e bëra nga maxhoranca, që sipas kreut të shtetit, ka kapur qeverinë, Gjykata Kushtetuese, është kthyer në një “Krye-KÇK”.

Gjithashtu,  ai ka akuzuar kreun e KED, Ardian Dvorani se ka penguar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Meta gjithashtu tha se Dvorani kërkon që t’i ruajë vetes një pozicion në GJK  dhe theksoi se duhet që t’i ndalohet menjëherë aktiviteti, që e cilësoi si ‘kriminal’.

 

PËRPLASJA META-DVORANI

Komisioni i Venecias  ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për të shqyrtuar kërkesën për dhënien e një opinioni për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. “Venecia” ka dërguar dhe një delegacion në Tiranë, i cili është takuar me disa nga palët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjykata Kushtetuese është futur në ngërç, për shkak të mënyrës së emërimit të një prej anëtarëve të saj. Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllarin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin.

KED dhe maxhoranca shprehen se Vorpsi është anëtare e ligjshme, pasi Presidenti zgjedhjen e Xhaferllarit e ka bërë jashtë afateve dhe emri i anëtares ishte publikuar në fletoren zyrtare. Kjo gjë nuk është pranuar nga Presidenti dhe ka kallëzuar në Prokurori kreun e KED për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim të kompetencave”.

Ndërkohë maxhoranca ka nisur hetimin për veprimet e Metës me emërimin e Xhaferllarit dhe i ka nisur disa pyejte Komisionit të Venecias, nga i cili kërkon një mendim nëse është shkelur apo jo Kushtetuta dhe kush duhet të jetë anëtarja e ligjshme, Vorpsi apo Xhaferllari.

(F.g/dosja.al)

  • 12:35

    Meta për Anti-KÇK: Zhurmë për të hequr vëmendjen nga kapja e shtetit

    Presidenti Ilir Meta sqaroi edhe etiketimin “grusht shteti”. Meta tha se me këtë qëndrim ai iu referohet ndryshimeve ligjore të bëra nga maxhoranca për të kontrolluar pushtetin. Meta komentoi edhe paketën Anti-KÇK, ku sipas tij, të gjiha kanë kaluar në një dorë. Ai tha se mazhoranca po e kthen Gjykatën Kushtetuese në një polici antikushtetuese PPP (polici, parti, propagandë).

    “Është përgjegjësi e imja t’i qëndroj betimit që kam bërë me dorën në Kushtetutë dhe me zemër deri në datën 24 korrik 2022. Se çfarë bën Kuvendi i Shqipërisë e dinë ata. Zero mundësi që presidenti për shkak të avancimit të grushtit të shtetit të tërhiqet nga detyra e tij si kryetar i shtetit dhe misioni i tij për të mbrojtur Kushtetutën. Së dyti, pse nuk kam qenë për të thirru Veneciam? kam qenë partizan kryesor që Reformën në Drejtësi, do ta bazonin në rekomandimet e venecias, se vetëm këtë nuk e kontestonin. Dhe vetëm bazuar mbi këto rekomandime në arritën atë konsesus që luftuam aq shumë për ta punuar. S’kishte gjë më fyese që të vinte Venecia këtu. A ka ndonjë fëmijë që të mos e kuptoj që neni që e ka shkruar vetë Venecia për radhën e emërimeve në drejtësi. Kjo nuk është çështje juristësh… çdo ditë do të keni prova të reja dhe më të rënda. Nuk ka asnjë institucion të Reformës në Drejtësi që është ngritur brenda afateve të përcaktuara nga afati, por ishin shumë të insistuar për të respektuar afatet që e kishte caktuar vetë Dvorani. KÇK zhurmë për të vogëluar përpjekjen për kapjen e shtetit dhe instalimin e grushtit të shtetit, nuk ka nevojë për tanke dhe gaz, por me letra dhe ligje…me ca letra mbyllet cdo gjë në një dorë, paratë, pronat, sovraniteti integritet në një dorë, vetë Ali, vetë Kadi, ka vetëm Maliq nuk ka ligj”, tha Meta.
  • 11:57

    Maxhoranca e spostoi për betimin e gjyqtarëve, Meta: Ligji, përpjekje për grusht shteti, atentat ndaj Kushtetutës

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka cilësuar një përpjekje për grusht shteti, ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Meta u shpreh sot, se mënjanimi i presidentit, me ndryshimet e bëra (lexo këtu), është një shkelje e hapur e Kushtetutës.

    “Bazuar në kërkesën e Kuvendit dhe më pas të presidenti, Komisioni i Venecias i konfirmoi Kuvendit se në 13-14 shkurt do të vinte një delegacion. Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të pabesë, të pamoralshme, ndërkohë që anëtarët e Venecias mbërritën në Tiranë, në 12 shkurt votuan në seancën plenare, në errësirë të plotë ligjit për disa ndryshime mbi emërimin e gjyqtarëve, duke ia hequr të drejtën e betimit para Presidentit. Dhunohet neni 129 i Kushtetutës dhe parimet themelore të Kushtetutës. Votimi i këtij ligji është atentat i rëndë i mazhorancë ndaj Kushtetues, me qëllimin e vetëm kontrollin mafioz të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese. Ky proces kërkon të nxi integritetin e punonjësve të gjykatës. Kjo s’do të pranohet kurrë nga presidenti. Ky nxitim, është fyerje që i bëhet organizmave, Komisionit të Venecias, ambasadave, ambasadorëve, që dolën në krah të mazhorancës, për të kërkuar thirrjen e Komisionit të Venecias, për këtë çështje aq e thjesht sa dhe vet abetarja. Me këtë krim, mazhoranca ka zhvleftësuar rëndësinë e tyre (Komisionit të Venecias). I kërkoj ndjesë Komisionit të Venecias që u keq përdor nga mazhoranca në funksion të fillimit të realizimit të grushtit të shtetit. Republika po përjeton gjendjen e rëndë të kapjes së shtetit.”-tha Meta. 

  • 11:37

    Meta: Dvoranit t'i ndalohet menjëherë veprimtaria kriminale me emërimet në GJK

    Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë urgjente për mediat ku ka akuzuar kreun e KED,-it, Ardian Dvorani në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

    Ilir Meta: Mirë se erdhët në Kështjellën e mbrojtjes së Kushtetuesës. Deklaratë mbi provat e reja që provojnë veprimtarinë kriminale të Ardian Dvoranit. Fakte të reja për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kallëzimi penal për këtë shtetas jo vetëm për të thelluar hetimin penal ndaj tij, për veprime, pasojat e të cilave i vuan sistemi i drejtësisë, por sepse Dvoranit i duhet ndaluar menjëherë veprimtaria e organizuar kriminale, për të plotësuar vakancat e Gjykatës Kushtetuese, që vendin e fundit bosh, ai t’ja ruajë vetes. Ka shtrembëruar faktet dhe ka abuzuar që në bashkëpunim me kuvendin, t’i rrëmbenin presidentit emërimin në Gjykatës Kushtetuese. Dvorani t’i përgjigjet SPAK pse nuk thirri KED për të shqyrtuar shkresën e presidencës, a i ka kompetencat për ta bërë një gjë të tillë. Me kë bashkëpunoi apo e urdhëroi?

Shto Koment