Politike

‘U goditëm sikur na ishte marrë fryma’, Rama flet për mos hapjen e negociatave: Ndiemë dhimbje dhe poshtërim. Jam i ink

17 Shkurt 2020, 14:25 Nga DOSJA
‘U goditëm sikur na ishte marrë fryma’, Rama flet për

BRUKSEL- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot nga Konferenca e Donatorëve të Europës, duke thënë se Shqipëria gjatë vitit ka përjetuar dy tërmete njëri pas tjetrit. Sipas kreut të qeverisë, tërmeti i parë në tetor me mos hapjen e negociatave ishte një tërmet politik, i shmangshëm, por shtoi se “u goditëm sikur na ishte marrë fryma”

“Zgjerimi është një nga çështjet që keni në diskutim në familjen e BE, është i vështirë dhe jo gjithmonë nuk janë kohët më të lehta për të jetuar në union, por për ne që kemi bërë kaq shumë për t’u bërë pjesë, mohimi i kësaj lëvizje ishte goditje e madhe, u goditëm sikur na ishte marrë fryma. Ndjemë dhimbjen, poshtërimin, ju lutem vlerësoni thellësinë e këtyre ndjenjave. Bëmë gjithçka mundëm dhe na u kërkua, e përsëri përgjigjja ishte jo. Dy goditje të forta, dhe ende qëndrojmë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë. Jam i inkurajuar nga metodologjia e re, e propozimit të Francës për diskutim, dhe gjithashtu edhe reagimin e komisionit për të bërë më të mirën në Bruksel dhe në vend“, u shpreh Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bllokimi i negociatave edi rama konferenca e donatoreve bllokimi i negociatave edi rama konferenca e donatoreve

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2020, 14:08

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën e donatorëve për Shqipërinë, zgjodhi ta nisë më nje fjalë, ‘Faleminderit’, të cilën e citoi në gju...

Politike 17 Shkurt 2020, 12:39

MALLAKASTËR– Ish-deputeti demokrat Luan Baçi ka vizituar ditën e sotme grevistët e urisë në stacionin e Poçemit, të cilët janë në ditën e pes...