Politike

Meta: Dvoranit t’i ndalohet menjëherë veprimtaria kriminale me emërimet në GJK (VD)

17 Shkurt 2020, 10:44 Nga DOSJA
Meta: Dvoranit t’i ndalohet menjëherë veprimtaria kriminale me

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë urgjente për mediat ku ka akuzuar kreun e KED,-it, Ardian Dvorani në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Ilir Meta: Deklaratë mbi provat e reja që provojnë veprimtarinë kriminale të Ardian Dvoranit. Fakte të reja për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kallëzimi penal për këtë shtetas jo vetëm për të thelluar hetimin penal ndaj tij, për veprime, pasojat e të cilave i vuan sistemi i drejtësisë, por sepse Dvoranit i duhet ndaluar menjëherë veprimtaria e organizuar kriminale, për të plotësuar vakancat e Gjykatës Kushtetuese, që vendin e fundit bosh, ai t’ja ruajë vetes.

Deklarata e presidentit u bë sot, gjatë një konference që Ilir Meta ka zhvilluar një  në orën 11:30, ku ka akuzuar kreun e KED, Ardian Dvorani se ka penguar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Meta gjithashtu tha se Dvorani kërkon që t’i ruajë vetes një pozicion në GJK, dhe theksoi se duhet që t’i ndalohet menjëherë aktiviteti, që e cilësoi si ‘kriminal’.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian dvorani ilir meta padia e metes per ardian dvoranin ardian dvorani ilir meta padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll