Politike

17 Shkurt 2020, 14:08 Nga DOSJA

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën e donatorëve për Shqipërinë, zgjodhi ta nisë më nje fjalë, ‘Faleminderit’, të cilën e citoi në gjuhë të ndryshme, si një mirënjohje për vendet që iu përgjigjën Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kreu i qeverisë tha se do ishte krenar nëse Shqipëria do të zëvendësonte në Bruksel vendin e flamurit të Mbretërisë së Bashkuar, por nga ana tjetër theksoi se nuk po u kërkonte vendit të votonin ‘pro’, pasi kjo nuk është aq e lehtë.

Jam thellësisht i prekur, dhe dua ta nis duke thënë shumë thjesht, “Faleminderit” do të thoja faleminderit në të gjitha gjuhët. Faleminderit nga thellësia e zemrës, flas këtu nga zemra e të gjithë shqiptarëve: Ju lutem na mbështetni më tej. Faleminderit që pranuat ftesën e presidentes së Komisionit Eropian, po ju lutem na ndihmoni ndërsa përpiqemi të rimëkëmbeni, nga goditja e pamëshirme që na goditi. Na treguat prej momentit të parë, frymën e BE, të këtij organizmi që ka bërë kaq shumë, për të çuar para paqen e prosperitetin.

Ju patët vetë tërmetin tuaj me Brexit, dhe isha kaq i trishtë, dhe sa çudi ishte unë nga një vend i vogël, kërkojmë të hyjmë në BE, ndërsa Britania një vend i madh del jashtë. Do isha i lumtur sikur flamuri shqiptar, të ngrihej të zëvendësojë flamurin britanik, por nuk do ta bëj këtë. Sic ndodh një këngë e John Lenon  ‘Jeta të ndodh’, ndërsa bën plane të tjera. në fakt ishim të zënë me plane, por toka u trondit e prej atij momenti gjithçka është përqëndruar te ai moment. Ndjehem kaq mirë të zbulonim se nuk ishim të vetëm, kishim kaq shumë miq, që ishin me ne për të shpëtuar jetë, për të vlerësuar dëme e tashmë në përpjekje për të ndërtuar shtigje të reja. Faleminderit miq nga Turqia, nga SHBA, miq në Azi të gatshëm të ndihmoni në këtë konference.

Të gjithë siguruan që të hapej kjo konferencë. Ka më shumë se një arsye pse shqipatrët janë pro europianë. Plaga fizike është arsyeja pse jemi këtu. Por ende po përpiqemi të rimëkëmbim tronditjen. Ne jemi një vend i vogël dhe nuk mund ti përbnallojmë të vetëm katastrofta natyrore. SHBA munmd ti përballojë vetë. Ne arritëm të ruajmë numrin në 51 të viktimave. Fqinjët vijuan të na ndihmonin ne në ato rrethana të vështira”, u shpreh Rama.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama në bruksel konferenca e donatorëve të europës edi rama edi rama në bruksel konferenca e donatorëve të europës

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2020, 12:39

MALLAKASTËR– Ish-deputeti demokrat Luan Baçi ka vizituar ditën e sotme grevistët e urisë në stacionin e Poçemit, të cilët janë në ditën e pes...