Politike

Ish-kancelari i gjykatës Korçë – Ylli Shehut: Shoku s’shkëlqeve dot, je gabim, ke marrë tre dënime

16 Mars 2019, 11:12 Nga DOSJA
Ish-kancelari i gjykatës Korçë – Ylli Shehut: Shoku

Tiranë- Ish-kancelari i Gjykatës së Korçës, Esmerald Xhafa ka reaguar ndaj deputetit Ylli Shehu për fshehjen e veprës penale të kontrabandës.

Sipas Xhafës, Ylli Shehu është dënuar nga Gjykata e Korçës për 3 vepra penale. “Shoku Ylli je gabim e para ti nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë je denuar për kryerjen e 3 vepra penale. E dyta ti shoku Ylli ke gënjyer gjykatën pasi ke deklaruar se ke qenë i padenuar më parë, ndërkohë që vetëm disa muaj kanë kaluar nga dënimi yt në Gjykaten e Tiranës.  Ti shoku Ylli je denuar nga të dyja gjykatat për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandes” c’ka tregon se ti je persëritës për kryerjen e veprës penale me natyrë kontrabandimi. “, shprehet ai. 

Ylli Shehu rezulton se në vitin 2007 është dënuar për “Kontrabandë”. Në formularin e dekriminalizimit ai ka shpjeguar se më parë ka mbajtur mbiemrin Lala. (lexo këtu)

Reagimi i plotë:

Lexova deklaraten e deputetit Ylli Shehu.
Ylli deklaron ne formularin e dekriminilazimit vetem vendimin gjyqesor te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhene ne vitin 2007 i denuar me 200.000 leke gjobe per kontrabande, dhe thote se per vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce nuk ka detyrim per ta deklaruar se eshte nje gjobe administrative.
Shoku Ylli je gabim e para ti nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce je denuar per kryerjen e 3 vepra penale.
E dyta ti shoku Ylli ke genjyer gjykaten pasi ke deklaruar se ke qene i padenuar me pare nderkohe qe vetem disa muaj kane kaluar nga denimi yt ne Gjykaten e Tiranes.
Ti shoku Ylli je denuar nga te dyja gjykatat per kryerjen e vepres penale te “Kontrabandes” cka tregon se ti je perserites per kryerjen e vepres penale me natyre kontrabandimi.
Ti shoku Ylli ke genjyer Gjykaten, vazhdon te genjesh KQZ, mundohesh ti hedhesh hi syve qytetareve sikur ti na qenke sulmuar padrejtesisht, jo mo shok jo askush ste sulmon ty padrejtesisht jane fakte dhe vepra te cilat ti i ke pranuar vete se i ke kryer dhe keta vendime kane marre forme te prere pa u ankimuar nga ana jote. 
Shoku Ylli me vjen keq qe nuk shkelqeve, gjithkush mund te gaboje nje here por kur perseritet quhet faj.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 3 denimet nga gjykata esmerald xhafa ylli shehu 3 denimet nga gjykata esmerald xhafa ylli shehu

Sondazh

Poll