Politike

PD përjashtoi Rudina Hajdarin, vëllai i saj Kiri krah Bashës në protestë (VD)

16 Mars 2019, 10:50 Nga DOSJA
PD përjashtoi Rudina Hajdarin, vëllai i saj Kiri krah Bashës

TIRANË- Vëllai i deputetes së Partisë Demokratike Rudina Hajdari, e cila nuk la mandatin, Kiri Hajdari edhe sot ka qenë në krah të Lulzim Bashës në protestë.

Nga një video e shpërndarë nga zyra e shtypit të PD, shihet që djali i Azem Hajdarit i është bashkuar Bashës.

Ndërkohë që pak ditë më parë motra e Kirit, Rudina Hajdari, mori vendimin e saj përfundimtar për të mos lënë mandatin dhe tha se do vijonte që qëndronte në Kuvend.

Pas këtij vendimi Partia Demokratike, (Lexo këtu) vendosi që të largojë Hajdarin nga strukturat e saj me arsyetimin që ajo nuk përfaqëson më interesat e partisë në Kuvend.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kiri hajdari lulzim basha protesta e opozites 16 mars 2019 rudina hajdari kiri hajdari lulzim basha protesta e opozites 16 mars 2019 rudina hajdari

Sondazh

Poll