Politike

Kryemadhi: Sot një rrugë e re do të çelet për shqiptarët, protesta në duart e qytetarëve

16 Mars 2019, 10:31 Nga DOSJA
Kryemadhi: Sot një rrugë e re do të çelet për

Tiranë-Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nga protesta e sotme e opozitës është shprehur se sot do të çelet një rrugë për shqiptarët. Në fjalën e saj për mediat ajo theksoi se Rama po përgatitet për zgjedhjet e parakoshme dhe sipas saj po mendon për kryeminsitrin e ri.

Çdo ditë edhe më shumë për shqiptarët është një ditë e zezë. Çdo ditë edhe më shumë shqiptarët kuptojnë që vendi është kapur nga një e keqe e madhe. Sa do të qëndrojmë në shesh nuk i dihet, pasi janë qytetarët janë ata që vendosin. Të gjithë shqiptarët janë sot në protestë, sot të gjithë ne jemi përfaqëses të popullit, jemi thjesht qytetarë.  Sot një rrugë e re do të hapet për shqiptarët, një rrugë e re do të çelet për vendin. Rama ka një problem shumë të madh me shqiptarët, ka një problem të madh me besimin. Ai tallet me Zotin dhe nuk ka si të bësojë popullin. Rama po përgatitet për zgjedhje të parakoshme dhe po mendon për kryeminsitrin e ri.

Kryemadhi foli edhe për pranimin e mandatit nga ana e Ylli Shehut dhe u shpreh se Presidenti Ilir Meta nuk është fajtor për listën që përgatit.

Nuk është fajtor as zoti Meta dhe askush tjetër që ka bërë listën, që këtej e tutje LSI vendosi Vetingun për kandidatët, në mënyrë që të mos shantazhohen me të shkuarën e tyre. Duhet ti japim fund lidhjes së politikës me krimin.

Unë ajo që mendoj është se nuk ka kohë më që të flasim për emra të përveçëm. Çdo njeri bën zgjedhjet e tij, dhe nuk më intereson, se sot ka kohë për të folur me gjëra të bukura për shqiptarët.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi protesta e opozites 16 mars 2019 rrëzimi i qeverisë rama zgjedhjet e e 30 qershorit monika kryemadhi protesta e opozites 16 mars 2019 rrëzimi i qeverisë rama zgjedhjet e e 30 qershorit

Sondazh

Poll