Politike

Protesta e opozitës/ Rama nga Berati: Janë në epokën e gurit politik, do ta kalojnë por jo pa dëme

16 Mars 2019, 10:31 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Rama nga Berati: Janë në epokën e gurit

BERAT– Kryeminsitri Edi Rama nga Berati dënoi vendimin e opozitës për djegien e mandateve duke u shprehur se diçka e tillë nuk do të kalojë pa dëme në “kurriz” të Shqipërisë.

“Shumica nuk preket. Është mandat besimi. Ndryshon vetëm kur i teket popullit por me veprimet e tyre preket ekonomia. Ata që shkojnë në protesta një pjesë janë rrogëtare, marrin një rrogë të administrative lokale dhe janë si të thuash punëtorë të ndërmarrjes parti që i thërret me një letër politike. Shfaqjet e papjeskurisë nuk na e bëjën më të lehtë procesin e negociatave. Ju jeni akoma në epokën e gurit politik sepse nuk e kuptoni që mandati i popullit nuk digjet. Vendet kanë kaluar çudira por këtë nuk e kanë bërë. Do na thonë shkoni bëni stazhin e demokracisë dhe pastaj hajdeni futuni në shtëpinë tonë. Kush të pranon kështu? Unë kam besim se do të kalojë. Nuk do të kalojë pa dëmin e vetë por do të kalojë.”

Opozita e bashkuar vendosi më 21 shkurt që të djegë mandatin e deputetit pasi janë kundër qeverisë Rama, e cila sipas tyre është e lidhur me krimin. Prej asaj dite, opozita ka zhvilluar protesta ku kërkojë rrëzimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berat djegia e mandateve nga opozita edi rama rama ne berat berat djegia e mandateve nga opozita edi rama rama ne berat

Sondazh

Poll