Politike

Protesta/ Ish-deputeti Noka thirrje qytetarëve: Rezistoni! Rama e ka fundin afër

16 Mars 2019, 11:09 Nga DOSJA
Protesta/ Ish-deputeti Noka thirrje qytetarëve: Rezistoni! Rama e ka fundin

TIRANË-  Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës para kryeministrisë i ka bërë thirrje të pranishmëve për rezistencë.

Kryeministria është e rrethuar, kryehajduti nuk mund të shkelë këtu. Edi Rama nga sot e tutje do jetë i rrethuar nga populli. Rama ik se s’a zgjidhje tjetër.  Rama ik sa nuk është vonë, ik se ikja jotja është shpëtim për ty, shpëtim për Shqipërinë dhe shqiptarët. A e vazhdojmë? A e mbajmë të rrethuar?

Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, para një muaji ata dogjën edhe mandatet e deputetit. Nga Rama nuk ka asnjë shenjë për zgjedhje të parakohshme, megjithatë ai është shprehur i hapur për dialog.

(k.m./dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike flamur noka protesta e 16 marsit protesta e opozites flamur noka protesta e 16 marsit protesta e opozites

Sondazh

Poll