Politike

Berisha: Ta votojmë marrëveshjen pa emrin që nxin! Trump nuk do që t’ia dëgjojë emrin Ramaduros

Berisha vijon argumentin duke thënë se, Rama është 'zyrtari që nxin Shqipërinë' jo vetëm brenda vendit por edhe në arena ndërkombëtare.

22 Janar 2026, 13:15 Nga D.S
Berisha: Ta votojmë marrëveshjen pa emrin që nxin! Trump nuk do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi që ratifikimi i marrëveshjes në Parlament për Bordin e Paqes, të votohet pa prezencën e kryeministrit, Edi Rama. Berisha vijon argumentin duke thënë se, Rama është 'zyrtari që nxin Shqipërinë' jo vetëm brenda vendit por edhe në arena ndërkombëtare.

Ndër të tjera, Berisha përmendi edhe deklaratën e presidentit amerikan teksa shprehet se dy-tre vende në grupin e Bordit të Paqes, nuk i duron dot. Sipas Berishës kjo deklaratë e Trump, lë të kuptojë se mund ti jetë drejtuar edhe kryeminstrit Rama.

"Ndaj dhe pse e bëni kështu ju? Hajde urdhëro, ta votojmë siç duhet, por pa emrin që nxin.
A e morët vesh ju që vetë presidenti tha se në atë listë janë dy- tre emra që nuk dua t’ua dëgjoj kurrë emrin. Po, e tha, shkoni dhe merreni. Për kë e kishte fjalën?
Po sigurisht që ai nuk do të dëgjojë Lukashenkos, ai nuk mund t’ia dëgjojë Ramaduros?

A e kuptoni se çfarë ka bërë ky?A e kuptoni që në një samit ndërkombëtar ku i lejoi vetes të tallet me të vetëm për t’iu servilos Makronit? A e kuptoni ju se nuk mund të tallesh kurrë në një samit ndërkombëtar me asnjë burrë shteti aty të vendeve të lira? Kurse ky xhokatar dilte prej atje dhe ua thoshte edhe medieve. U bë interesant ky, Palloshi i Belindës...", tha Berisha./Dosja.al

sali berihs edi rama donald trump bordi i paqes

Sondazh

Poll