Politike

“Rrini prej 12 vitesh si Romeo i dëshpëruar për një Zhuljetë”, Rama ironizon Opozitën: Fituat kur festuat marrjen e zyrës së kryeministrisë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se Opozita ka festuar gjithmonë 'fitoret' e saj, duke përmendur disa nga fjalimet e Opozitës. 

22 Janar 2026, 13:10 Nga I.A
“Rrini prej 12 vitesh si Romeo i dëshpëruar për një
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Opozitën ditën e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se Opozita ka festuar gjithmonë 'fitoret' e saj, duke përmendur disa nga fjalimet e Opozitës. 

Më tej Rama u shpreh se Opozita prej 12 vitesh ka fiksim zyrën e Kryeministrisë dhe mblidhen si qindra Romeo të dëshpëruar për një Zhulietë të vetme. 

"Ju fituat se për muaj me radhë thatë që Amerika do më bënte gjyqin për t’ju kthyer ju në karriget ku nuk do ktheheni kurrë po nuk dolët poshtë karrigeve ku qendrojnë hijerëndë të ndenjurat e stërgjyshit tuaj. Fituat kur festuar marrjen e Maduros, dhe u thatë shqiptarëve se ishte provë gjenerale për marrjen e Ramaduros nga Kryeministria, ajo zyrë që e keni fiksim 12 vjet dhe mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar për një Zhulietë të vetme. Sot do të votoni të vërtetën e madhe që unë nuk do ta detyroj kurrë ushtrinë amerikane ti bashkohet protestës tuaj se do të dorëzohem vetë paqësisht në duart e autoriteteve amerikane që do më marrin me makinë e do më çojnë në Shtëpinë e Bardhë që të jem pjesë e Bordit të Paqes," tha Rama./Dosja.al

edi rama seance plenare 22 janar 2026

Sondazh

Poll