Politike

Berisha në Kuvend: Palloshi i jep nuanca kësaj seance, çfarë do thoni kur?

Sipas tij, në vend që Kuvendi të mbante një qëndrim dinjitoz për armëpushimin në Gaza dhe raportet me SHBA-në, seanca filloi të merrte “nuanca butaforike”.

22 Janar 2026, 12:33 Nga D.S
Berisha në Kuvend: Palloshi i jep nuanca kësaj seance,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se  po devijohen nga çështjet e rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare. Sipas tij, në vend që Kuvendi të mbante një qëndrim dinjitoz për armëpushimin në Gaza dhe raportet me SHBA-në, seanca filloi të merrte “nuanca butaforike”.

Pas akuzave ndaj kryministrit dhe zv.kryeministres, kryeparlamentari Peleshi e ka paralajmëruar Berishën për të liruar foltoren ose do të merren masa ndaj tij.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare!
Kjo seancë sot, në vend se të dëshmojë atë që duhet të dëshmojë, qëndrimin tonë luajal në çështjet e sigurisë ndaj SHBA, vlerësimin tonë maksimal për njërën nga paqet më të vështira në historinë e paqes, siç ishte ta quajmë armëpushimi, ndërprerja e luftimeve në Gaza, figurat butaforike, Palloshi i Belindës, i jep kësaj seance nuanca... të lutem, nxirre jashtë Belindën se ajo i ka thënë Pallosh, nuk i kam thënë unë Pallosh.
Pyetja ime është çfarë do të thuash kur Belinda ta marrë Palloshin me vete?"/Dosja.al 

berisha p kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll