Politike

A është e ligjshme ratifikimi i marrëveshjes për Bordin e Paqes? Mungesa e firmës së Ramës krijon boshllëk juridik

Kjo për shkak se marrëveshja duhej që të firmosej nga Rama ditën e sotme në Davos, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Presidentin Trump, siç bën shtetet e tjera përfshi dhe Kosovën në Davos. 

22 Janar 2026, 12:45 Nga I.A
A është e ligjshme ratifikimi i marrëveshjes për Bordin e
Kuvendi

TIRANË- Mungesa e firmës së kryeministrit Edi Rama në marrëveshjen për 'Bordin e Paqes' e bën juridikisht të pavlefshme ratifikimin e saj në Kuvend. Kjo për shkak se marrëveshja duhej që të firmosej nga Rama ditën e sotme në Davos, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Presidentin Trump, siç bën shtetet e tjera përfshi dhe Kosovën në Davos. 

Por mungesa e firmës së Ramës në këtë marrëveshje e bën ratifikimin e saj të pavlefshme nga Kuvendi. Këtë e ka shpjeguar dhe kreu i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi gjatë fjalës në Kuvend. 

Bardhi theksoi se bazuar në dokumentet e vëna në dispozicion të deputetëve, Presidenti i Republikës ka autorizuar Kryeministrin për të nënshkruar marrëveshjen në fjalë. Por sipas Bardhit, në dosjen e sjellë në Kuvend mungon firma e kreut të qeverisë, gjë që e bën procedurën e ratifikimit në parlament të pakuptimtë nga ana juridike.

"Menjëherë, përmes autorizimit numër 224 fraksion 1, datë 21 i pari 2026, ashtu siç ne shpjeguam në hyrje të kësaj seance, Presidenti i Republikës, që është i vetmi autoritet që nënshkruan marrëveshje sipas Kushtetutës në emër të Republikës së Shqipërisë, ka autorizuar Kryeministrin e Republikës që të nënshkruajë marrëveshjen në fjalë, të miratuar në parim me vendim të Këshillit të Ministrave. Dhe pyetja ime konsiston: A e ka nënshkruar marrëveshjen Kryeministri? Sepse Kuvendi hyn në procedurë miratimi pasi Kryeministri të ketë nënshkruar këtë marrëveshje.

Në dokumentacionin që ju na keni sjellë në Kuvendin e Shqipërisë, nuk rezulton që Kryeministri ta ketë nënshkruar marrëveshjen. Marrëveshjen e ka nënshkruar Vjosa Osmani, Presidentja e Republikës së Kosovës, sot në Davos me Presidentin Trump, dhe e kanë nënshkruar edhe vendet themeluese, sot në Davos, në prezencë të Presidentit Trump. A mund ta dimë pse Kryeministri i Republikës së Shqipërisë është sot këtu dhe nuk është në Davos për të nënshkruar marrëveshjen me Presidentin Trump? Që më pas t'i jepte mundësi Kuvendit të Shqipërisë që të ratifikonte marrëveshjen e nënshkruar. Dhe ku bazohet procedura që po ndjek ky Kuvend? Tani ne e kuptojmë që s'shkonte dot ta nënshkruante se s'e kanë pranuar, por ku bazohet procedura që po ndjekim?," shpjegoi Bardhi.

edi rama gazment bardhi bordi i paqes

Sondazh

Poll