Politike

Bordi i Paqes/ Berisha: Mbështesim iniciativën e Trump, askush nuk e ka përcaktuar më shumë lirinë e shqiptarëve se SHBA

Berisha theksoi rolin historik të SHBA në sigurinë globale dhe lirinë e shqiptarëve.

22 Janar 2026, 13:00 Nga D.S
Bordi i Paqes/ Berisha: Mbështesim iniciativën e Trump, askush nuk e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu mbështetje të plotë për Bordin e Paqes të iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Berisha theksoi rolin historik të SHBA në sigurinë globale dhe lirinë e shqiptarëve.

Gjatë fjalës së tij në foltore, kryedemokrati vuri në dukje rëndësinë e këtij bordi për ndërprerjen e luftës në Gaza dhe theksoi mbështetjen e tij të palëkundshme ndaj politikave amerikane që lidhen me sigurinë.

"Të nderuar qytetare dhe qytetarë që ndiqni këtë seancë, e cila del jashtë të gjitha kritereve të seancave që thërret një parlament, por mazhoranca e krimit nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë, nuk ka rregullore. Por pavarësisht nga kjo, ne jemi këtu për të dëshmuar mbështetjen tonë të plotë dhe të palëkundshme në politikat e sigurisë të SHBA. Në qëndrimin tonë pa ekuivok në mbështetje të këtyre politikave pasi SHBA janë aksionari më kryesor i paqes dhe sigurisë në botë.


Ne mbështesim plotësisht këtë iniciativë të presidentit Donald Trump edhe për faktin se në dallim nga shumë kombe të tjera, askush nuk e ka përcaktuar më shumë lirinë e shqiptarëve se sa SHBA, veçanërisht në dekadat e fundit me çlirimin e Kosovës, pavarësinë e saj dhe mbështetjen e saj.
Në këtë kohë, për sa kohë SHBA qëndrojnë në zotimet e tyre për Aleancën e Atlantikut të Veriut, ne qëndrojmë në çdo problem sigurie pa mëdyshje në anën e SHBA. Kjo, përveç tyre, dua të them këtu se Bordi i Paqes ngrihet për një nga aktet më të jashtëzakonshme, ndërprerjen e luftës në Gaza dhe këtu presidenti i SHBA ka një meritë historike, jashtëzakonisht të rëndësishme. Bordi, që nuk e thotë kjo se ia ka marrë Belinda mendtë edhe asaj, është i mbështetur në dokumentin e OKB. Pra, nuk e nxjerrin këta. Bordi ka mbështetje në rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe është një hap tjetër drejt konsolidimit të paqes në atë rajon."/Dosja.al 

sali berisha trump bordi i paqes

Sondazh

Poll