Politike

Kuvendi ratifikon marrëveshjen për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria e çmuar ftohet personalisht nga presidenti i SHBA

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se Kuvendi po mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë. 

22 Janar 2026, 13:02 Nga I.A
Kuvendi ratifikon marrëveshjen për Bordin e Paqes,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria po ftohet personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump për të marrë pjesë në 'Bordin e Paqes'. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se Kuvendi po mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë. 

“Sot ky Kuvend mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë, të cilin Shqipërisë në radhë të parë, kësaj shumice qeverisëse, në emër të këtij vendi dhe krejt Kuvendit i takon ta bëjë sa herë është e mundur kur vjen fjala për Paqen. Në e kemi bërë edhe kur është etiketuar si tradhti. Ne e kemi çuar Shqipërinë deri në krye të OSBE apo në tryezën e Këshillit të Kombeve të Bashkuara. Një dekadë më parë ky vend dilte në vendin e parë në botë vetëm për lajme të këqija. Sot ai ishull ku numëroheshin si turistë edhe deputetët e Kuvendit dhe vetë kryeministri kur ktheheshin nga një udhëtim është një nivel tjetër. Kjo Shqipëri tjetër u ka hequr shqiptarëve sekelldinë e emrit që sot e shqiptojnë me kokën lart. Dhe kur bota është trazuar keq, Shqipëria e çmuar ftohet nga personalisht presidenti i SHBA për t’u bërë anëtar themelues me emrin kuptimplotë të Bordit të Paqes”, tha Rama./Dosja.al

edi rama seance plenare 22 janar 2026

Sondazh

Poll