Politike

'Premtime të bëra, premtime të mbajtura"/ Ambasada Amerikane shpërndan deklaratën e Rubios: Trump riktheu sovranitetin amerikan

Në një postim në Facebook, Ambasada shkruan se vetëm brenda një viti Presidenti Donald Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forces.

21 Janar 2026, 11:23 Nga D.S
'Premtime të bëra, premtime të mbajtura"/ Ambasada
Ambasada Amerikane

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë të sekretarit amerikan, Marco Rubio. Në një postim në Facebook, Ambasada shkruan se vetëm brenda një viti Presidenti Donald Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forces. Sipas Ambasadës, Rubio tha se, aleatët e respektojnë ndërsa kundërshtarët frikësohen. Gjithashtu shkruhet se, premtimet e bëra janë mbajtur. 

“Në vetëm një vit, Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forcës. Falë udhëheqjes së tij vendimtare, aleatët tanë na respektojnë, kundërshtarët tanë na frikësohen, dhe populli amerikan vihet në radhë të parë. Premtime të bëra, premtime të mbajtura. - Sekretari i Shtetit Marco Rubio", shkruhet në postim./Dosja.al 

ambasada amerikane marco rubio donald trump

Sondazh

Poll