Politike

Pse s’u bë drejtësi?/ Rama për 21 Janarin: Shihni te Stacioni i Trenit dhe jo te Kryeministria

Më tej Kryeministri Rama theksoi se është shumë e rëndësishme që të vendoset drejtësi

21 Janar 2026, 10:11 Nga I.A

 

Pse s’u bë drejtësi?/ Rama për 21 Janarin: Shihni te
Edi Rama

 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar drejtësinë për vrasjet e 21 Janarit. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mbajtur në kryeministri, Rama u shpreh se drejtësia duhet që të bëj punën kush e kërkon drejtësinë duhet që të shoh të Stacioni i Trenit dhe jo në Kryeministri. 

Më tej Kryeministri Rama theksoi se është shumë e rëndësishme që të vendoset drejtësi.

"Mbi këtë që do drejtësi për Aleksin, Zverin, Hekuranin dhe Dilaverin, di që kjo ulërimë për drejtësi s’do të shuhet asnjëherë. Nevoja për drejtësi do të triumfojë me sezbën, Dua të ndaj të vërtetën time lidhur me përgjegjësinë tonë ndaj jetëve dhe me zotimin tonë për të bërë drejtësi për 21 Janarin. Ne e kemi mbajtur me dinjitet të lartë atë përgjegjësi dhe nuk e kemi tradhtuar assesi zotimin solemn përderisa duke pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik, duke ngritur SPAK-un dhe drejtësinë speciale, kemi krijuar kushtet për fundin e paligjshmërisë, përmes organeve të drejtësisë dhe jo përmes partisë dhe qeverisë. Ky është fakti dhe këtë se luan topi. Kush kërkon nga ne se pse nuk është bërë drejtësi për 21 janarin, të shoh te stacioni i trenit dhe jo te kjo godinë. Nga kjo godinë ka dalë bërthama e reformës në drejtësi dhe në godinën përballë është çelur ajo bërthamë dhe në godinën e Parlamentit është bekuar ajo farë e pushtetit të pavarur. Deri ku drejtësia e re që s’do të ketë bërë drejtësi për 21 janarin, do të jetë drejtësi dhe më e vjetër," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll