Politike

"Dështim edhe i drejtësisë së re", Rama për SPAK: I bëmë të pavarur, por nuk preken dot kriminelët e 21 janarit

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mbajtur në kryeministri, Rama u shpreh se SPAK u bë institucion i pavarur, por sërish nuk ka prekur dot autorët e vrasjes së 21 Janarit. 

21 Janar 2026, 10:01 Nga I.A
"Dështim edhe i drejtësisë së re", Rama për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 21 Janari nuk është vetëm dështim i drejtësisë së vjetër. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mbajtur në kryeministri, Rama u shpreh se SPAK u bë institucion i pavarur, por sërish nuk ka prekur dot autorët e vrasjes së 21 Janarit. 

"15 vjet pa drejtësi për 21 janarin janë 15 vjetët të një padrejtësie të madhe jo thjesht për disa, por mbi Shqipërinë dhe mbi popullin shqiptar, ndërsa për ju familjarët e dëshmorëve të 21 janarit, 15 vjetët janë sa një jetë e tërë e jetuar në ankth, dëshpërim dhe poshtërim. Dështim edhe i drejtësisë së re. I bëmë të pavarur, por nuk preken dot kriminelët e 21 janarit”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll