Politike

Homazhe për “21 Janarin”/ Rama në bulevardin ku u vranë 4 protestuesit

Siç shihet edhe nga pamjet, u vendosën karafila në vendet ku mbetën të vrarë, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika 15 vite më parë.

21 Janar 2026, 10:21 Nga D.S
Homazhe për “21 Janarin”/ Rama në bulevardin ku u
Edi Rama në bulevard

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, bashkë me familjarët e katër protestuesve të vrarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 janar të vitit 2011, kanë përkujtuar viktimat duke vendosur lule në vendin ku ata humbën jetën. Siç shihet edhe nga pamjet, u vendosën karafila në vendet ku mbetën të vrarë, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika 15 vite më parë.

21 Janari

Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për "7%" e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.  Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie./Dosja.al 

 

21 janari edi rama

Sondazh

Poll