Politike

21 Janari/ Rama: Pengu juaj për mos ardhjen e drejtësisë bëhet më i madh

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mbajtur në kryeministri, Rama u shpreh 15 vjet pa drejtësi për 21 janarin janë 15 vjet për një padrejtësi të madhe për të gjithë Shqipërinë. 

21 Janar 2026, 09:58 Nga I.A
21 Janari/ Rama: Pengu juaj për mos ardhjen e drejtësisë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pengu i familjarëve për mos ardhjen e drejtësisë për vrasjet e protestuesve të 21 janarit. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mbajtur në kryeministri, Rama u shpreh 15 vjet pa drejtësi për 21 janarin janë 15 vjet për një padrejtësi të madhe për të gjithë Shqipërinë. 

“Vetëm zoti e di se me çfarë guri në zemër unë vij për në këtë godinë kur del dritat e ditës së 21 janarit. Është një gur që bëhet më i madh dhe që me tregon përmes një sëkëlldie të madhe sesa më i madh bëhet çdo 21 janar zhgënjimi juaj të dashur familjarë të 4 dëshmorëve, hidhërimi juaj, pengu juaj për mos ardhjen e drejtësisë, 15 vjet pa drejtësi për 21 janarin janë 15 vjet për një padrejtësi të madhe, jo vetëm për disa, por mbi Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Ndërsa për ju familjarët e dëshmorëve të 21 janarit 15 vitet e këtij boshllëku janë sa një jetë e tërë e jetuar në ankth, dëshpërim dhe poshtërim”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll