Politike

"Protesta doli jashtë kontrollit"/ Rama për 21 Janarin: U morën 4 jetë të pafajshme 

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mbajtur në kryeministri, Rama u shpreh se në protestë qytetarët janë provokuar nga policia pa nisur akoma protestën.

21 Janar 2026, 09:52 Nga I.A
"Protesta doli jashtë kontrollit"/ Rama për 21
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ka kujtuar sot protestën e 21 Janarit. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mbajtur në kryeministri, Rama u shpreh se në protestë qytetarët janë provokuar nga policia pa nisur akoma protestën.

Rama u shpreh se protesta doli jashtë kontrollit, por në asnjë moment protestuesit nuk e kanë kaluar gardhin e kryeministrisë.  

"Protesta doli jashtë kontrollit po përtej reagimit të turmës, por për asnjë cast protestuesit nuk kapërcyen gardhin e Kryeministrisë. Askush nga protestuesit nuk bëri përcapje për të shkelur perimetrin e sigurisë për t’u futur në godinë. Tytat e pushkëve u ulën drejt protestuesve, ku morën katër jetë të pafajshëm dhe duke plagosur edhe protestues të tjerë. Krim shtetëror i pashembullt për Evropën demokratike duke përvëluar shpirtin e familjarëve të katër burrave, që nuk u kthyen më në shtëpi. 15 vjet pa drejtësi për 21 janarin janë 15 vjetët të një padrejtësie të madhe jo thjesht për disa, por mbi Shqipërinë dhe mbi popullin shqiptar, ndërsa për ju familjarët e dëshmorëve të 21 janarit, 15 vjetët janë sa një jetë e tërë e jetuar në ankth, dëshpërim dhe poshtërim”, tha Rama./Dosja.al

edi rama 21 janari

Sondazh

Poll