Politike

Donald Trump fton Vjosa Osmanin në Bordin e Paqes/ Presidentja e Kosovës: Ne jemi gati

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja e Kosovës, me anë të një postimi në Facebook,ku  ka postuar letrën nga Trump. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja e Kosovës, me anë të një postimi në Facebook,ku  ka postuar letrën nga Trump.

21 Janar 2026, 08:54 Nga D.S
Donald Trump fton Vjosa Osmanin në Bordin e Paqes/ Presidentja e
Ftesa

KOSOVË-  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka marrë ftesën nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për ta përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes për Gazën, si anëtare themeluese e saj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja e Kosovës, me anë të një postimi në Facebook,ku  ka postuar letrën nga Trump.

Osmani shkruan se, Republika e Kosovës qëndron si aleat i palëkundur i Amerikës, për ta çuar paqen më tej. Ndërsa shprehet se, Kosova është gati. 

"Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.

Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike. Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes - dhe ne jemi gati." shkruan Osmani./Dosja.al

vjosa osmani donald trump bordi i paqes

Sondazh

Poll