Politike

Vjosa Osmani mori ftesë për Bordin e Paqes/ Rama: Gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës

Rama në fund shkruan se ky veprim jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë. 

21 Janar 2026, 10:44 Nga I.A
Vjosa Osmani mori ftesë për Bordin e Paqes/ Rama: Gjest tejet
Edi Rama dhe Vjosa Osmani

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Presidenten Vjosa Osmani për ftesën që ka marrë nga Trump për 'Bordin e Paqes'. Me anë të një postimi në X, Rama shkruan se ky është një gjest tejet domëthënës i Presidentit Trump për Kosovën.  

Rama në fund shkruan se ky veprim jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë. 

Postimi i Plotë:

Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë. Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e  për rolin tënd ndërkombëtarisht

vjosa osmani edin rama bordi i paqes

Sondazh

Poll