"Të shuhet ëndrra e tyre për kthim..."/ Kurti në Forumin Ekonomik Botëror në Davos: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet
Albin Kurti ZVICËR- Kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës se Serbia e k...
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri u shpreh se, 4 të vrarët ende nuk po prehen dot në paqe, ndërsa e krahason drejtësinë si 'një breshke që lutet për harresë'.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot 15 vjetorin e protestës së përgjakshme të 21 janarit 2011, ku u vranë 4 protestues. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri u shpreh se, 4 të vrarët ende nuk po prehen dot në paqe, ndërsa e krahason drejtësinë si 'një breshke që lutet për harresë'. Poashtu Rama shkruan me bindjen se, sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë.
“Sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.
Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al
Albin Kurti ZVICËR- Kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës se Serbia e k...
Andis Salla MALIQ- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një takim me fermerët e Bashkisë Maliq, në...
TIRANË- Kreu demokrat, Sali Berisha u ndal edhe tek protesta e opozitës, e cila do të mbahet më 24 janar. Në takimin e...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se shpresa e vetme e vendit është zemërimi dhe guximi qytetar. Në&nb...
Foto ilustruse TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se mediat sulmojnë opozitën sepse qeveria u fal toka ...
Partia Demokratike TIRANË- Pasi Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se gjyqtarja e Gjykatës së Posacme Irena Gjoka rezulton e d&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se diktatura nuk rrëzohet me votë. Gjatë fjal&eu...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për diktaturën autoritare të instaluar në vend ng...
Ilir Alimehmeti TIRANË- Ilir Alimehmeti ka deklaruar se se shqiptarët duhet të dalin në shesh në 24 janar dhe t’i ...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogave të gjyqtarëve, ka përfunduar, pas gati 7 or...