Politike

Opozita në protestë/ Rama nga Berati: Do investojmë, s’do të ketë më fare njerëz të varfër

16 Mars 2019, 10:04 Nga DOSJA
Opozita në protestë/ Rama nga Berati: Do investojmë, s’do

BERAT– Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar një takim me operatorët turistikë të Beratit në kuadër të turit “Bashkia që Duam”. I shoqëruar nga ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me promovimin e turizmit në Berat.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se do të ofronte një program mbështetjeje për transformimin e shtëpive tradicionale në bujtina për të përfituar të ardhura. 

Program mbështetjeje për transformimin e shtëpive tradicionale në bujtina. Kjo do të bëhet për t’i shpëtuar nga rrënimi dhe të rritet kapaciteti ekonomik i familjeve që kanë një pasuri në duar dhe mezi shtyjnë fundin e muajit. Parafytyroni çdo kishin bërë fqinjët tanë po të kishin Beratin dhe Gjirokastrën. Më tregoni një vend të vetëm që një pasuri e tillë të lihet ashtu siç u la Berati dhe Gjirokastra. Të shkoni në këto vende dhe të gjeni njerëz të varfër nuk ekziston. Sot ka filluar kthesa. Emigrantët janë kthyer dhe fitojnë dhe punojnë nga shtëpia e tyre. Kush do vinte në Berat? Vetëm për të ardhur nga Lushnja ishte një aventurë. Sot me programin e ri të mbështetjes financiare për ata që duan të investojnë në shtëpitë tradicionale. Po diskutonim me Ervinin që bashkia të vendosë taksë 0 nga bashkia.

Edi Rama, kryeministër

Sipas Ramës, me zhvillimin turistik në këto zona nuk do të ketë më asnjë njeri të varfër dhe se të gjithë emigrantët do të kthehen.

“Kjo kodër duhet të prodhojë para për të gjithë dynjanë. Nëse të gjithë investojnë këtu të ardhur vjetore do të jenë më të larta se nga puna në emigracion. Duke investuar këtu ndihmonë ekonominë këtu. Duhen krijuar kushte për ta nxjerrë jashtë varfërinë për të mos pasur njerëz të varfër fare. Ama kjo kërkon vizion dhe vullnet,”-shtoi Rama. 

Më tej Rama nuk i ka kursyer ‘thumbat’ ndaj opozitës dhe veçanërisht ndaj kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit. Rama tha se protestat dhe djegia e mandateve të opozitës do të shkaktojnë dëme në procesin e çeljes së negociatave. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia qe duam edi rama rama ne berat bashkia qe duam edi rama rama ne berat

Sondazh

Poll