Politike

Gazmend Bardhi dhe Sahit Dollapi “vizitojnë” Kryeministrinë një ditë para protestës (FOTO)

16 Mars 2019, 09:49 Nga DOSJA
Gazmend Bardhi dhe Sahit Dollapi “vizitojnë”

TIRANË- Dy nga figurat më të larta të Partisë Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe Sekretari Organizativ Sahit Dollapi, kanë qenë dje përballë Kryeministrisë.

Sipas një fotoje të publikuar në rrjetet sociale shihet se Bardhi dhe Dollapi, “kanë parë” nga afër masat e marra nga Policia.

Ata kanë kaluar afër rrjetave të hekurit, me të cilat ishte e rrethuar godina e Qeverisë. Nuk dihet ende nëse zyrtarët e PD kanë shkuar posaçërisht aty apo ka qenë thjesht një rastësi.

Kujtojmë që sot opozita e bashkuar do të protestojë në sheshin para zyrës së Ramës, dhe kërkojnë largimin e tij.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazmend bardhi protesta e opozites 16 mars 2019 rrjeta e hekurit sahit dollapi gazmend bardhi protesta e opozites 16 mars 2019 rrjeta e hekurit sahit dollapi

Sondazh

Poll