Politike

Mijëra protestues mbërrijnë në Tiranë, Rama ndodhet në Berat, publikon videon nga Kalaja

16 Mars 2019, 09:07 Nga DOSJA
Mijëra protestues mbërrijnë në Tiranë, Rama ndodhet

Tiranë- Mijëra protestues janë nisur nga rrethet për të marrë pjesë në protestën e opozitës e cila pritet të nisë në orën 11:00. Për mbarëvajtjen e protestës janë organizuar mijëra policë, të cilët do të asistohen nga drone, kamera sigurie dhe agjentë që do të jenë mes turmës, ndërsa dritaret dhe dyert e Kryeministrisë janë të veshura me rrjeta hekuri. Në Tiranë kanë mbërritur autobusat e parë me protestues.

Por ku ndodhet kryeministri Rama?  Edi Rama ditën e sotme ndodhet në qytetin e Beratit. Dosja.al mëson se Rama do të zhvillojë disa takime në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Po ashtu mësohet se gjatë ditës së sotme ai do të zhvillojë disa takime edhe me operatorë turistikë. (lexo këtu)

Që në mëngjes Rama publikoi në Facebook një video nga kalaja e Beratit ku tregohej sipas tij se një shtëpi shumë e vjerët  ishte rikonstruktuar nga qeveria që ai drejton.

Video e publikuar nga Rama në Facebook:

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama berat mijëra protestues në shesh protesta e opozites 16 mars 2019 edi rama berat mijëra protestues në shesh protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll