Aktualitet

I akuzuar nga autoritetet italiane si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 23-vjeçari në Fier me qëllim ekstradimin

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Riminit, Itali, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

14 Janar 2026, 16:08 Nga E.d
I akuzuar nga autoritetet italiane si pjesëtar i një organizate
Foto ilustruse

FIER- Policia ka arrestuar ditën e somte një 23-vjeçari në Fier. Ai akuzzohet nga autoritetet italiane si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kokainë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Riminit, Itali, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg". Mbi të arrestuarin rëndojnë  akuzat për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike". 

Njoftimi i policisë

DVP Fier/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni i koduar “Gjurmimi”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.  

Akuzohet në Itali, si pjesëtar e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 23-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga bashkëpunimi me partnerët italianë, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Gjurmimi”, si rezultat i të cilit u kap në qytetin e Fierit dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi: -E. F., 23 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Riminit, Itali, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike". 

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali./Dosja.al

itali fier trafik droge

Sondazh

Poll