Aktualitet

I gjeten armë dhe sende të vjedhura në banesë/ Arrestohet 46-vjeçari për vjedhje në Peqin

46-vjeçari, hyri për të vjedhur për herë të dytë, ndërsa policia i ka gjetur mjetet e përdorura për kryerjen e vjedhjeve, si dhe sende të vjedhura nga banesa ku ishte kapur.

14 Janar 2026, 12:20 Nga D.S
I gjeten armë dhe sende të vjedhura në banesë/ Arrestohet
Materialet e sekuestruara

PEQIN- Policia ka arrestuar një 46-vjeçar në Peqin, pasi është kapur në flagrancë gjatë një tentativi për të vjedhur në një banesë në lagjen "Xhami". 46-vjeçari, hyri për të vjedhur për herë të dytë, ndërsa policia i ka gjetur mjetet e përdorura për kryerjen e vjedhjeve, si dhe sende të vjedhura nga banesa ku ishte kapur.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu dhe disa sende të tjera të cilat dyshohet se i kishte vjedhur më herët në banesën e E. T.  I arrestuari, A. R, është një person me precedentë të mëparshëm për vjedhje. Uniformat blu kanë nisur hetimet dhe materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

"Kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një banesë në lagjen e tij, ku kishte hyrë për të vjedhur për herë të dytë, vihet në pranga 46-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje. Në të njëjtën ditë, 46-vjeçari dyshohet se ka vjedhur në banesën ku u kap, një armë gjahu dhe disa sende. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën një mjet (darë) që e përdorte për të kryer vjedhjet, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën arma e gjahut dhe sendet e vjedhura.     

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje në një banesë në lagjen “Xhami”, organizuan menjëherë punën dhe shkuan në adresën e dhënë, për verifikimin e rastit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në flagrancë në banesën e shtetases E. T., ku kishte hyrë për të vjedhur dhe u arrestua shtetasi:   

A. R, 46 vjeç, banues në lagjen "Xhami", i dënuar më parë për vjedhje. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, para një kohe të shkurtër nga kapja në flagrancë, ka vjedhur një armë gjahu dhe disa sende në banesën e shtetases E. T.  Mjeti (darë) që dyshohet se i arrestuari e përdorte për të kryer vjedhjet dhe sendet e vjedhura të cilat u gjetën në banesën e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al 

peqin arresohet 46-vjecari ne peqin

Sondazh

Poll