Aktualitet

E rëndë/ Vëllai me ndihmën e xhaxhait dhunon motrën se donte të divorcohej/ Procedohen penalisht 3 persona në Këlcyrë

Nga informacionet paraprake, mësohet se familja ka qenë kundër këtij vendimi që ka marrë 30-vjeçarja.

14 Janar 2026, 11:58 Nga D.S
E rëndë/ Vëllai me ndihmën e xhaxhait dhunon motrën se
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë të Gjirokastrës. Vëllai dhe Xhaxhi dhunojnë 30 vjeçaren pasi kërkonte të divorcohej. Nga informacionet paraprake, mësohet se familja ka qenë kundër këtij vendimi që ka marrë 30-vjeçarja.

Sipas njoftimit të policisë, vëllai me xhaxhain dhe 2 persona të tjerë kanë udhëtuar drejt Këlcyrës dhe marrë me forcë 30 vjeçaren. Pasi e kanë futur me forcë në makinë e kanë çuar në shtëpinë e xhaxhait, ku e kanë dhunuar. Uniformat blu kanë proceduar penalisht, 3 persona, A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në kryeqytet.

Njoftimi i policise

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit. Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në banesën e këtij të fundit. Gjithashtu, dyshohet se 43-vjeçari ka patur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici."/Dosja.al

vëllai me ndihmën e xhaxhait dhunon motrën se donte të divorcohej kelcyre gjirokaster

Sondazh

Poll