Aktualitet

 Trafikim automjetesh me vlerë 90 mijë euro të vjedhura në Zvicër dhe transport ilegal emigrantësh, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Në lidhje me këtë rast, ka nisur hetimi edhe për dy persona të tjerë.

14 Janar 2026, 15:16 Nga E.d
 Trafikim automjetesh me vlerë 90 mijë euro të vjedhura
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotmëe një  36-vjeçari në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se trafikonte në Shqipëri, automjete me vlerë rreth 90 mijë euro, të vjedhura në Zvicër dhe në Itali.

Gjithashtu ai transportonte në mënyrë ilegale emigrantë. Në lidhje me këtë rast, ka nisur hetimi edhe për dy persona të tjerë. Policia ka sekuestruar dy automjetet e trafikuara dhe automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve finalizoi në 24 orë, faza të tjera të operacioneve “Stolen Line” dhe “Relay”, kundër trafikimit të automjeteve dhe transportimit ilegal të emigrantëve.

Procedohen penalisht 2 shtetas që dyshohet se trafikuan në Shqipëri, automjete me vlerë rreth 90 000 euro, të vjedhura në Zvicër dhe në Itali. Arrestohet 1 shtetas që transportonte kundrejt pagesës, 3 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në shtetet e BE-së.

Sekuestrohen 2 automjetet e trafikuara dhe automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët. Si rezultat i punës operacionale dhe asaj operative, me fokus konstatimin dhe goditjen e rasteve të trafiqeve dhe kalimit të kundërligjshëm të kufijve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan 2 faza të tjera operacioneve:

-“Stolen Line”, në kuadër të të cilit nisi procedimi penal për shtetasit: •M. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Benz”, me vlerë rreth 80 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër;

•E. M., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Opel”, me vlerë rreth 10 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Itali.

-“Relay”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi O. T., 36 vjeç, banues në Krujë, pasi u kap duke transportuar me automjet, 3 emigrantë që synonin të lëviznin në mënyrë të kundërligjshme, drejt shteteve të BE-së. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

policia automjete zvicër

Sondazh

Poll