Aktualitet

Dhunoi 42-vjeçarin për motive të dobëta/ Arrestohet 47-vjeçari në Velipojë

Për pasojë, 42-vjeçari, po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

14 Janar 2026, 12:41 Nga D.S
Arma e sekuestruar

VELIPOJË - Një 47-vjeçar është arrestuar në fshatin Gomsiqe të Velipojës, pasi dhunoi fizikisht një 42-vjeçar për motive të dobëta. Për pasojë, 42-vjeçari, po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Gjatë kontrollit në banesë, 47-vjeçarit iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, e cila ishte e mbajtur pa leje. Uniformat blu bëjnë me dije se, i arrestuari me iniciale N. S., kishte konflikte të vazhdueshme me 42-vjeçarin, F. K. dhe pas përleshjes, ai u arrestua për dhunë dhe armëmbajtje pa leje. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

"Velipojë/ Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. U konfliktua fizikisht për motive të dobëta, me një 42-vjeçar, në fshatin Gomsiqe, dhe posedonte një armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari. Sekuestrohet pistoleta. 

Nga konflikti fizik u dëmtua 42-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Gomsiqe, dy shtetas ishin konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë ishte dëmtuar njëri prej tyre, organizuan punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap dhe u arrestua shtetasi N. S., 47 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi N. S. është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me shtetasin F. K., në fshatin Gomsiqe. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F. K., i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. 

Në vijim të veprirmeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe  sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë që ai e posedonte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al 

arrestohet 47-vjeçari në velipojë dhunoi 42 vjecarin velipoje shkoder

Sondazh

Poll