Aktualitet

Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin dhe mbante me vete kanabis/ Policia Kufitare e Kapshticës nis hetimin për 30-vjeçarin grek

Gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi kanabis.

14 Janar 2026, 14:54 Nga E.d
Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin dhe mbante me vete kanabis/ Policia
Foto ilustruse

KORÇË- Policia ka nisur hetimin për një 30-vjeçar grek. Ai u ndalua nga policia kufitare, pasi po tentonte të kalonte kufirin ilegalisht. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi kanabis. Policia po heton më shumë mbi rastin.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilët ata lëvizin, goditën 1 rast të paligjshmërisë në kufi. Në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit grek E. K., 30 vjeç, banues në Greqi, u gjet në një valixhe dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. K.”, thuhet në njoftimin e policisë./Dosja.al

policia grek kapshticë

Sondazh

Poll