Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Durrësit

Ky vendim vjen, një ditë pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit, nga ambientet e spitalit ku po kryente një vizitë mjeksore. 

14 Janar 2026, 14:01 Nga E.d
Arratisja e Altin Ndocit, Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorin e
Foto ilustruse

DURRËS- Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj. Ky vendim vjen, një ditë pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit, nga ambientet e spitalit ku po kryente një vizitë mjeksore. 

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë masa të administrative dhe ligjore, në lidhje me këtë rast. Ajo ka pezulluar të gjithë zinxhirin komandues të burgut dhe ka ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve, shërbimit shëndetësor dhe punonjës të tjerë, të cilët ishin të përfshirë në shoqërimin e Ndocit.

Konkretisht, mbeten të pezulluar

•  Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
•  Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
•  Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
•  Aulon Quku – Kryeinfermier;
•  Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
•  Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
•  Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
•  Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
•  Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
•  Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Referuar ngjarjes dhe veprimeve të ndërmarra Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, nën drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është vendosur ndalimi i shtetasve të mëposhtëm:

• Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;
• Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës./Dosja.al

ministria e drejtësisë altin ndoci arratisje

Sondazh

Poll