Politike

Protesta e opozitës/ Spahia: Shkodranët po nisen drejt Tiranës, Ramës i ka hyrë frika në palcë

16 Mars 2019, 07:45 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Spahia: Shkodranët po nisen drejt Tiranës,

SHKODËR- Dosja.al mëson se nga qarku Shkodrës janë nisur shumë autobusë me qytetarë për të marrë pjesë në protestë. 

Bardh Spahia nga nga ky qytet u shpreh se nuk ka një skenar për protestën e sotme pasi gjithçka është në dorën e qytetarëve.

“Shkodranët nisen drejt Tiranës si njerëz të lirë për të shkulur nga themelet një sistem të kalbur i cili drejtohet nga banda kriminale që sot drejton vendin. Sot me mijëra bashkëqytetarë tanë kanë zgjedhur protestën si mënyrën e vetme për t’u përballur me këtë bandë kriminale. Edi Rama dhe banda e tij i kanë orët e numëruara. ‘Edi Rama ik’ është kryefjala e qytetarëve. Ne e kemi thënë vazhdimisht skenarin e vendosin  vetë qytetarët shqiptarë. Frika i ka hyrë në palcë Edi Ramës dhe bandës së tij.”, u shpreh Bardh Spahia.

Protestuesit shfaqen të revoltuar edhe  theksojnë se qeveria Rama i ka lënë të varfër.

“Do të rrëzojmë këtë qeveri mafioze. Nuk pyesim fare për helmet e tyre. Ne do të hymë brenda aty, se kemi ngelur fukara. Ne duam të drejtat tona.”, u shpreh një qytetar.

Po kështu qytetarë janë nisur edhe nga qytetet si Fieri, Lezha, Korça. Ditën e sotme, opozita e bashkuar do të zhvillojë sot një protestë para kryeministrisë. Opozita e bashkuar kërkon largimin e Edi Ramës dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pas propozimit të Bashës deputet e opozitës kanë djegur dhe mandatet, dhe janë shprehur për zgjedhje të parakohshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 16 mars 2019 protestuesit e revoltuar shkoder protesta e opozites 16 mars 2019 protestuesit e revoltuar shkoder

Sondazh

Poll