Sport

Liverpool nuk ndalet, mposht Norwich-in me golin e 100-të të Mane

15 Shkurt 2020, 19:41 Nga DOSJA
Liverpool nuk ndalet, mposht Norwich-in me golin e 100-të të Mane

Liverpool i ka kaluar pushimet tashmë dhe sot u duk në formë në javën e 26-të të kampionatit anglez. Edhe pse nuk fituan me goleadë, “Të kuqtë” morën tri pikët e radhës duke mposhtur 1-0 Norwich-in.

Pjesa e parë e Liverpool-it ishte e dobët, por më pas ritmi ndryshoi plotësisht. Goli i fitores u shënua nga Sadio Mane në minutën e 78-të. Senegalezi u bë lojtari më vendimtar i trajnerit Klopp për këtë ndeshje, duke lënë pas edhe dëmtimin e tij të fundit.

Liverpool shkon tashmë në kuotën e 76 pikëve, ndërsa Mane shkon në shifrën e 100 golave personalë në kampionatin anglez.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liverpool mane premier league liverpool mane premier league

Sondazh

Poll