Sport

VIDEO/ Skënderbeu ndal për herë të parë Tiranën e Egbo-s, portieri Lika duhet të falenderojë Hoxhallarin!

15 Shkurt 2020, 18:23 Nga DOSJA
VIDEO/ Skënderbeu ndal për herë të parë Tiranën e

TIRANË -Tirana është ndalur për herë të parë dhe nuk ka arritur të fitojë, që nga koha kur te bardheblutë është ulur bë stol Egbo.

Korçarët arritën të shënonin në pjesën e parë me Dejvi Bregun, që ka gjasa të jetë i fundit për Skënderbeun. Kjo pasi ky futbollist mund të transferohet në Rusi, atje ku merkato mbyllet në 21 shkurt. Përgjatë 90 minutave kemi pasur një dominim të lojës nga bardheblutë, ndërsa nga ana tjetër po shfrytëzoheshin gabimet e bëra në prapavijë. Pëllumbi fali golin e dytë me portën e boshatisur, kur shifrat ishin ende në 0-1.

Ndërsa një gabim i Ilion Likës do të rezultonte fatal në minutat e fundit, me portierin e Tiranës që duhet të mbajë në krahë Erjon Hoxhallarin që u kthye në hero dhe hoqi topin nga rrjeta, sepse në të kundërt Gripshi do i dërgonte shifrat në 1-2.

e.ç.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dejvi bregun ilion likës ndeshja tirana -skenderbeu dejvi bregun ilion likës ndeshja tirana -skenderbeu

Sondazh

Poll