Sport

Zhbllokimi pas dy muajsh, Griezmann flet për marrëdhënien me Messin

15 Shkurt 2020, 18:00 Nga DOSJA
Zhbllokimi pas dy muajsh, Griezmann flet për marrëdhënien me

Antonie Griezmann sot foli pas fitores 2-1 me Getafen. Sulmuesi shënoi golin e parë të ndeshjes për Barcelonën, duke u zhbllokuar pas rreth dy muajsh.

Ai u pyet në lidhje me marrëdhënien e tij me gjeniun Lionel Messi, për të cilin tha se po e shijon lojën me të. “E dinim se Getafe është një ekip i vështirë dhe duhej të luanim mirë. E provuam të luanim lehtas, duke kontrolluar topin. Në fund ia dolëm”.

“Messi? Kam 7 muaj këtu dhe jemi ende duke mësuar lëvizjet tona në fushë, por po e shijojmë kohën që po stërvitemi së bashku. Do të jemi dhe më të fortë në javët që vijnë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona griezmann messi barcelona griezmann messi

Sondazh

Poll