Sport

8 gola në ndeshjen Amiens-PSG, një gol në fund prish festën e heroit 17-vjeçar

15 Shkurt 2020, 18:46 Nga DOSJA
8 gola në ndeshjen Amiens-PSG, një gol në fund prish festën

Amiens – Paris Saint-Germain sot bënë një ndeshje spektakolare, e cila u mbyll 4-4 dhe i mahniti tifozët e pranishëm në stadium dhe miliona të tjerë nga televizioni!

PSG bëri një përmbysje epike përpara se Amiens të barazonte në fund për të marrë një pikë. Guirassy zhbllokoi ezultatin për miqtë që në minutën e 5′ përpara se Kakuta të dyfishonte rezultatin pas gjysmë ore lojë.

Në të 40′ Diabate shënoi golin e tretë, por Herrera ngushtoi diferencën pak përpara fundit të pjesës së parë.  Pas pushimit erdhi përmbysja e madhe e PSG-së me dopietën e 17-vjeçarit Kouassi, përpara se Icardi të shënonte golin e avantazhit.

Në kohën shtesë Guirassy shënoi golin e barazimit. PSG-ja tashmë mbetet në krye të tabelës në Ligue 1 me 62 pikë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport amiens ligue 1 psg amiens ligue 1 psg

Sondazh

Poll