Sport

Giroud ka disa oferta, në dilemë mes Anglisë dhe… kryeqytetit italian

15 Shkurt 2020, 18:30 Nga DOSJA
Giroud ka disa oferta, në dilemë mes Anglisë dhe…

Olivier Giroud duket se do të ketë shumë opsione në merkaton e verës, kur i skadon dhe kontrata me Chelsea-n.

Shumë klube kanë kërkuar shërbimet e kampionit të botës, me në krye Lazion e Igli Tares. The Sun raporton se Giroud do të kishte shumë dëshirë të qëndronte në Londër, ku do të shfrytëzonte interesin e Tottenham.

Sidoqoftë, nuk përjashtohet edhe një largin nga Premier League për të provuar një aventurë të re në Romë. Të kaltrit thuhet t’i kenë ofruar një parakontratë sulmuesit dhe ai do të vendosë brenda pak ditësh.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll giroud merkato futboll giroud merkato

Sondazh

Poll