Sport

Cilësia e dobët e ajrit, shtyhet ndeshja mes Eibar-Real Sociedad

15 Shkurt 2020, 16:37 Nga DOSJA
Cilësia e dobët e ajrit, shtyhet ndeshja mes Eibar-Real Sociedad

Ndeshja e javës së 24-të në La Liga ndërmjet Eibar dhe Real Sociedad nuk do të zhvillohet.

Takimi ishte programuar të luhej ditën e dielë, por arsyeja pse ndeshja nuk do të luhet është për shkak të cilësisë së dobët të ajrit. Kjo ndotje ka ardhur pas një zjarri që ka rënë në një landfill, atje ku janë bllokuar edhe dy persona që nuk janë gjetur akoma.

Ishte vetë departamenti i shëndetit të qeverisë që ka rekomanduar që të mos zhvillohet asnjë aktivitet sportiv, derisa situata të vihet nën kontroll.

Kjo ngjarje ndodhi afër Eibarit në 6 shkurt dhe akoma nuk ka ardhur në vijën e duhur cilësia e nivelit të ajrit. Të dyja palët kanë rënë dakort për mos zhvillimin e kësaj përballje, që do të luhet në një tjetër ditë.

(e.ç.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eibar dhe real sociedad eibar dhe real sociedad

Sondazh

Poll