Sport

Barcelona fiton me vuajtje, Manaj qëndron në stol për 90 minuta

15 Shkurt 2020, 17:18 Nga DOSJA
Barcelona fiton me vuajtje, Manaj qëndron në stol për 90 minuta

Barcelona ka fituar 2-1 me shumë vështirësi ndaj Getafes sot. Ekipi katalanas vuajti ndaj skuadrës mike, por ia doli të merrte tri pikët falë golave të Antonie Griezmann dhe Sergio Robertos.

Getafe iu afrua e para golit, por gjyqtari e anuloi me VAR. Ky episod zgjoi Barcelonën, e cila reagoi në të 33′ me francezin Griezmann, i asistuar nga Leo Messi.

Goli i dytë u shënua pas 6 minutash nga Roberto. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për katalanasit. Miqtë u munduan të bënin mirë në pjesën e dytë dhe shënuan me Angelin, por nuk arritën të barazonin rezultatin.

Me këtë rezultat, Barcelona kap Realin në krye të renditjes me 52 pikë, ndërsa Getafe vazhdon luftën për t’u kualifikuar në Champions League. Shqiptari Rey Manaj ishte i grumbulluar sot, por qëndroi në stol.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona getafe griezmann barcelona getafe griezmann

Sondazh

Poll