Sport

Aguero shtang mediat, synimi i tij nuk ka lidhje fare me rikthimin në Madrid

15 Shkurt 2020, 16:26 Nga DOSJA
Aguero shtang mediat, synimi i tij nuk ka lidhje fare me rikthimin në

Sergio Aguero disa vite më parë ka patur një ëndërr. Ai donte të fitonte Champions League te Manchester City. I pyetur për të ardhmen e tij, sidomos pas dënimit të klubit anglez me përjashtim për dy sezone nga kompeticionet europiane, sulmuesi argjentinas është shprehur se nuk ka ndërmend të largohet.

“Do ta lë Manchester City-n vetëm kur të fitoj Champions League me këtë klub. Për momentin, qëndroj këtu”, ishin fjalët e Agueros, për të cilin spekulohet se kërkohet nga Atletico Madrid.

Mediet iberike raportuan se klubi madrilen është gati të paguajë mirë për rikthimin e argjentinasit në kryeqytetin spanjoll, por duket se kjo nuk do të ndodhë. Aguero është i dashuruar me klubin e tij aktual.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aguero city deklarata aguero city deklarata

Sondazh

Poll