Politike

Parku eolik i Tropojës/ Rama: Futet në prodhim brenda 1 viti, po shkojmë drejt sovranitetit të plotë energjetik

Sipas Ramës, ky investim shkon në drejtimin strategjik dhe rrugën e përmbushjes së objektivit për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë.

12 Janar 2026, 10:42 Nga I.A
Parku eolik i Tropojës/ Rama: Futet në prodhim brenda 1 viti, po
Edi Rama

TROPOJË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se parku eolik i Tropojës do të futet në prodhim brenda këtij viti. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky park i madh për prodhimin e energjisë nga era, do të sjell për Shqipërinë fitoren e pavarësisë për prodhimin e energjisë elektrike. 

Sipas Ramës, ky investim shkon në drejtimin strategjik dhe rrugën e përmbushjes së objektivit për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë.

“Shpresojmë që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet dhe në harkun e 12 muajve pa llogaritur periudhën kur dimri është intensiv, ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë. Duke pasur parasysh eksperiencën e kompanisë dhe rrugëtimin e suksesshëm të kompanisë që siç e patë në hartën e pranisë së saj në Europë ka marshuar në disa vende para se të arrinte në Shqipëri, kam besim që do të përfitojmë dije të reja dhe një vlerë të shtuar në kulturën e punës dhe veprimit në një sektor kaq strategjik. Ky investim shkon në atë drejtim strategjik dhe rrugën e përmbushjes së objektivit për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë. Për një periudhë të gjatë kishim një varësi të plotë nga uji, dhe kemi trashëguar një sistem me aq shumë të çara, sa kur na ka munguar shiu kemi blerë sasi të mëdha energjie me çmime të kripura por kjo po shkon drejt fundit. Do jemi në kategorinë e atyre vendeve që kanë pavarësi të plotë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll