Politike

Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600MW në Tropojë: Investimet e huaja tregues i besimit ndaj Shqipërisë

Për Parkun eloik të Tropojës ajo u shpreh se, nuk është vetëm një investim energjik, por është dëshmi i transformimit që po merr Shqipëria. 

12 Janar 2026, 10:15 Nga D.S
Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku tha se, investimet e huaja janë një tregues mbi besimin tonë strategjik. Për Parkun eloik të Tropojës ajo u shpreh se, nuk është vetëm një investim energjik, por është dëshmi i transformimit që po merr Shqipëria. 

Sipas Ballukut, Shqipëria tashmë nuk është më e varur po se ajo, po kalon në një fazë të re, duke theksuar se 1.5 miliardë euro investime private janë në proces.

"Një projekt që lidhet me energjinë. Parku eloik i Tropojës nuk është vetëm një investime energjike, por është dëshmi i transformimit që po merr Shqipëria. Dëshmon sektori energjetik shqiptar po kalon në një fazë të re. Shqipëria tashmë nuk është më e varur. Po shkojmë drejt një ekonomie të qëndrueshme. Ku tranzicion nuk është vetëm një ide apo premtim, është një realitet që po merr formë çdo ditë. Është një skemë e re energjetike që bazohet në krijimin e energjive alternative. Është një realitet që po merr formë çdo ditë. Investimet e huaja janë një tregues mbi besimin tonë strategjik. Ky besim, sot është i dukshëm dhe i gatshëm. 1.5 miliardë euro investime private janë në proces.", tha Balluku./Dosja.al 

belinda balluku parku eloik i tropojës 1.5 miliardë euro investime private

Sondazh

Poll