Politike

"Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare!"/ Berisha: Diktatura e Ajetollahëve në grahmat e fundit

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha tha se, revolucioni për Iranin e lirë dhe demokratik numëron mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit

11 Janar 2026, 16:36 Nga D.S
"Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare!"/ Berisha: Diktatura e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike tha se, revolucioni iranian po ecën drejt fitores vendimtare, ndërsa diktatura e Ajetullahëve obskurantistë ndodhet në grahmat e fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha tha se, revolucioni për Iranin e lirë dhe demokratik numëron mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit. Në mbështetje të Iranit, ai u shpreh, se dënon me forcë të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit.

"Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare. Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit! Miq, revolucioni demokratik i opozitës iraniane në pragun e triumfit, fitores përfundimtare. Masakra dhe barbaritë e papara të regjimit ndaj kryengritësve paqësorë të pamposhtur. Në 24 orët e fundit, revolucioni për Iranin e lirë dhe demokratik numëron mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.
Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tyre!
Rroftë Irani i lirë dhe demokrat!
Vdekje Ajetullahëve!"/Dosja.al 

iran sali berisha

Sondazh

Poll