Politike

Vijon verifikimi i dëmeve/ Ministri Salla në Dimal dhe Kuçovë: Çdo qytetar, fermer e blegtor i prekur do të dëmshpërblehet

Ministri Salla zhvilloi një dialog të drejtpërdrejtë me banorët, fermerët dhe blegtorët e zonës mbi dëmet e shkaktuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit

11 Janar 2026, 20:48 Nga D.S
Vijon verifikimi i dëmeve/ Ministri Salla në Dimal dhe
Andis Salla

KUÇOVË-  Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në terren në bashkitë Dimal dhe Kuçovë, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, dhe Kryetarin e Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, ku po ndjek nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit.

Ministri Salla zhvilloi një dialog të drejtpërdrejtë me banorët, fermerët dhe blegtorët e zonës mbi dëmet e shkaktuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit. Ai theksoi se institucionet janë pranë çdo qytetari dhe po ndjekin nga afër situatën. 

Sipas tij, procesi i verifikimit po kryhet në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat përkatëse, me qëllim evidentimin e plotë të dëmeve në bujqësi dhe blegtori, si dhe garantimin e mbështetjes për të gjithë të prekurit./Dosja.al 

Postimi i plotë:

andis salla juliana memaj kreshnik hajdari kuçovë

Sondazh

Poll