Politike

Protestat në Iran/ Ministria e Jashtme: Shqiptarë tregoni kujdes të shtuar, qëndroni në kontakt me...

Përmes një njoftimi, MEPJ thekson se qytetarët shqiptarë që ndodhen në Iran, duhet të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

11 Janar 2026, 23:11 Nga I.A

Protestat në Iran/ Ministria e Jashtme: Shqiptarë tregoni kujdes

IRAN- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të protestave të dhunshme që kanë nisur në të gjithë vendin.

Përmes një njoftimi, MEPJ thekson se qytetarët shqiptarë që ndodhen në Iran, duhet të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

Për këtë çështë diplomacia shqiptare ka vënë në dispozicion të bashkëkombësve, numrat e kontaktit për 5  përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore  në rajonin e Lindjes së Mesme, konkretisht: Katar, Kuvajt, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Turqi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:

E-mail: embassy.kuë[email protected]

AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE

Email: [email protected]

AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Email: [email protected]

Sondazh

Poll