11 Janar 2026, 14:25
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale pas monologut të Edi Ramës, duke e akuzuar këtë të fundit se ka sulmuar drejtësinë për të mbrojtur interesat e veta dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Berisha shkruan se, ndërsa qindra qytetarë nga Gjirokastra në Shkodër vuajnë pasojat e përmbytjeve, Rama nuk foli për ta, sepse vetë ai dhe ministrat e tij janë përgjegjës për vjedhjen e fondeve të infrastrukturës mbrojtëse.
Berisha thekson se sulmet e Ramës ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve tregojnë frikën e tij nga drejtësia dhe përbëjnë një apel për çdo shqiptar që të ngrihet për largimin e tij nga pushteti sa më shpejt të jetë e mundur.
Postimi i Plotë:
Ramaduro sot sulmoi drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij! Të dashur miq, në monologun e tij të neveritshëm, Ramaduro sot nuk foli për hallin e dhjetëra mijëra qytetarëve që nga Gjirokastra në Shkodër kanë banesat të përmbytura. Me këtë, ai mirë bëri, sepse përveç motit, shkak tjetër madhor i gjendjes së tyre të vështirë është vetë ai dhe ministrat e tij që, të pangopur, kanë vjedhur fondet e investimeve në infrastrukturën mbrojtëse nga përmbytjet.
Por Ramaduro foli për menderen e tij. Ai, si peng i Lubisë, pasi ka bllokuar nëpërmjet 83 mandateve të tij të krimit heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, përsëri sulmoi sot drejtësinë e tij, e cila sipas tij “nuk është as e paanshme dhe as cilësore”. Me këto akuza, Ramaduro dëshmon se ai nuk pranon dhe nuk do të pranojë vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, meqë sipas tij ata nuk janë të paanshëm dhe janë injorantë, jo cilësorë! Me këtë qëndrim, Rama sërish pranon fajësinë e tij dhe ky qëndrim është një apel për çdo shqiptar të ngrihet për largimin e tij nga pushteti, një ditë e më parë!
sali berisha
Politike
11 Janar 2026, 13:57
I.A
MAMURRAS- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Mamurras, së bashku me Kryetaren e Bashkisë, Majlinda Ca...
Politike
11 Janar 2026, 13:43
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Një muaj pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta për akuza të korrupsionit dhe pastrimit të para...
Politike
11 Janar 2026, 12:59
I.A
Ilir Meta dhe Arben Ahmetaj
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar intervistën e ish-zv.kryemin...
Politike
11 Janar 2026, 12:14
I.A
Friedrich Merz
GJERMANI- Friedrich Merz nën disa trysni: një rrëmbim nga SHBA-të, shumë i diskutueshëm sipas ligjit nd&e...
Politike
11 Janar 2026, 09:52
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me Ministrin e Drejtësisë së Francës disa ditë më parë. ...
Politike
11 Janar 2026, 09:50
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do tu dalë për zot të gjitha dëmeve nga përmbytjet. Gjatë fjalës...
Politike
11 Janar 2026, 09:41
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja për mbetjet plastike që hidhen në rrugë. Gjat&...
Politike
11 Janar 2026, 09:38
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar mediat ditën e sotme për shkak të raportimit mbi përmbytjet në vend. Gjatë fj...
Politike
10 Janar 2026, 19:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e radhës. Përmes një p...
Politike
10 Janar 2026, 18:36
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Ervin Salianji ka mbyllur takimin e tij në Korçë. Ai tha se 95% e drejtuesve të PD-s...