Politike

"Ishte një magjepsje!"/ Salianji në Korçë: PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se ky entuziazëm është parë në Durrës, në Gjirokaster, Elbasan, në Shkodër dhe dje në Korçën 'e tij të zemrës'. 

11 Janar 2026, 19:03 Nga D.S
"Ishte një magjepsje!"/ Salianji në Korçë: PD ka
Ervin Salianji në Korçë

KORÇË- Ervin Salianji, zhvilloi dje një takim me mbështetësit dhe strukturat demokratike në Korçë, të cilin e cilësoi si të mbushur me frymzim. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se ky entuziazëm është parë në Durrës, në Gjirokaster, Elbasan, në Shkodër dhe dje në Korçën 'e tij të zemrës'. 

Salianji shkruan se Partia Demokratike mbetet një forcë e fuqishme politike, me energjinë dhe kapacitetin për të sjellë ndryshim të vërtetë dhe rotacion politik në vend. 

Shkrimi i plotë:

"Korça ishte një magjepsje
Partia Demokratike është fuqi e jashtëzakonshme!
Ka brenda vetes energjinë dhe frymëzimin për të sjellë ndryshim të vërtetë, për të përfshirë njerëz, për të shkuar përtej vetes, për të sjellë rotacionin. Këtë e kemi parë në Durrës, në Gjirokaster, Elbasan, në Shkodër dhe dje në Korçën time të zemrës!
Fjalët nuk ekzistojnë për të shprehur falenderimet, por dua t’i përcjell një mirënjohje nga zemra për çdo demokrat dhe demokrate të Korçës entuziazmin dhe dashurinë që më përcollën në takimin e djeshëm!
E paharrueshme"
/Dosja.al 

ervin salianji takimi i salianjit ne korce pd

Sondazh

Poll